Aktualitet

"Më verbove"/ Dritat e gjata 'ndezën' sherrin, si u vra Edoardo Sarchi? Autori bëri pritë, arsyeja pse italiani ishte në vendngjarje…

Autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, i cili u identifikua dhe u shpall sot në kërkim nga policia, ka qenë duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen.

zh.ll
"Më verbove"/ Dritat e gjata 'ndezën' sherrin, si
edoardo sarchi

TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar, duke zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së biznesmenit italian, Eduardo Sarchit, në Tepelenë, mbrëmjen e së premtes. Autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, i cili u identifikua dhe u shpall sot në kërkim nga policia, ka qenë duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen. Nga ana tjetër, Gazmend Braçi me 3 shokët e tij, kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishin dalë për gjueti.

Mirëpo, në vendin e quajtur Llu, ata do të shkëmbeheshin me me Sulçaj, dhe aty ka nisur gjithçka. Teksa dy makinar janë shkëmbyer, dritat e gjatë kanë 'ndezur' konfliktitn. Mësohet se ata kanë debatuar ashpër dhe janë konfliktohen verbalisht për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.

Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën dhe në këtë moment autori i ka ndjekur nga pas. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.

Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij. Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë. Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb në kofshë që rezultoi fatal.

Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.

Gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu u gjet një çantë e hedhur në shkurre, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore. 

Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Mbi 48 vjeçarin Kamber Sulçaj rëndon akuza e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndëra vijon të jetë në kërkim nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB