Aktualitet

ME VIDEO- Mori peng për 2 orë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

k.m.
ME VIDEO- Mori peng për 2 orë të riun, arrestohet
Pamje nga aksioni

TIRANË- Një 31-vjeçar është marrë peng për rreth 2 orë në Tiranë! Ngjarja u denoncua në Polici, ku u raportua se një person kishte futur forcërisht në makinë 31-vjeçarin e identifikuar me inicialet L.M. Për rreth 2 orë e ka mbajtur peng dhe e ka qëlluar me grushte, derisa ka ndodhur ndërhyrja e Policisë. Në pranga u vendos 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB