Aktualitet

Mendoi se e kishte vrarë! Shqiptari mbështjell gruan me tapet, si u zbulua që 42-vjeçarja ishte gjallë

Shqiptari, i paidentifikuar me emër, besonte se e kishte vrarë të shoqen.

k.m.
Mendoi se e kishte vrarë! Shqiptari mbështjell gruan me tapet, si u
Foto ilustruese

ITALI- Ai e rrahu gruan e tij, i vuri duart rreth qafës, e hodhi përtokë dhe e goditi përsëri me shqelma e grushte. Ajo humbi ndjenjat dhe ai, duke besuar se kishte vdekur, e mbështolli me qilim dhe e tërhoqi zvarrë në ballkonin e shtëpisë. Kjo është ajo që ndodhi mes një çifti shqiptar, 2 ditë më parë në zonën e Padovas në Itali. E gjitha ndodhi në shtëpinë e çiftit në Megliadino San Fidenzio (Padova).

Shqiptari, i paidentifikuar me emër nga mediat italiane, besonte se e kishte vrarë të shoqen. Kur mbërriti djali i tij, një 22-vjeçar, babai tha se e ëma kishte vdekur dhe se edhe ai donte të hidhej nga tarraca për t’i dhënë fund jetës së tij. Por gruaja, e cila në fakt kishte mbijetuar, u shpëtua dhe u shtrua në spital në Schiavonia, ndërsa burri i saj, një punëtor 55-vjeçar shqiptar, u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes dhe dhunë në familje.

Gruaja ishte rrahur dhe kërcënuar për vite me radhë, Prokuroria Publike e Rovigos ka hapur një hetim, sipas asaj që shkruan "Corriere del Veneto", dhe Karabinierët e kompanisë Este po hetojnë rastin. Gruaja, në gjendje të rëndë, nuk është në rrezik për jetën. Ditën e sulmit të fundit në shtëpinë e çiftit, burri ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën, por ishte Policia që e ndaloi. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte rrahur dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj prej shumë kohësh. Gushtin e kaluar ajo përfundoi në spital me disa lëndime. Sipas atyre që thonë persona të afërt me çiftin, burri e poshtëronte vazhdimisht gruan, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Sulmi i fundit dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Burri e kishte detyruar gruan e tij të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet shoqërore: asaj i ndalohej të takonte miq dhe të njohur dhe fqinjët thonë se nga ajo shtëpi dëgjonin shpesh të bërtitura dhe grindje. Ata që i njohin thonë se burri e trajtonte si "pronën e tij" dhe se ia kishte marrë të gjithë pavarësinë financiare duke menaxhuar të gjitha të ardhurat e familjes. Ai gjithashtu kishte bojkotuar përpjekjen e gruas për të blerë një pjesë të sallonit të bukurisë ku ajo punonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB