pamje nga vendngjarja
VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme një pallat në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament të kësaj godine, e cila ndodhet në rrugën Transballkanike, në qytetin bregdetar.
Forcat zjarrfikëse dhe uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, ku po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve dhe shuarjen e plotë të flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
/ZËRI
Poll