Aktualitet

Merret vendimi: Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike

Lajmi është bërë më dije nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda. 

zh.ll
Merret vendimi: Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi
koçiu dhe proda në takim

TIRANË- Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve. Lajmi është bërë më dije nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. 

Njoftimi i Koçiut dhe Prodës:

"STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike
991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimim rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare"

Ministria Koçiu u shpreh se vendimi vjen pas një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë së këtyre mjeteve. 

"Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë, sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje.", tha Koçiu.

Koçiu bëri me dije se në vijim do të hartohen rregulla të qarta dhe të zbatueshme për të gjithë. Do të qartësohen duke filluar që nga korsitë, rrugët apo hapësirat ku mund të përdoren monopatinat dhe deri te mosha e përdorimit. 

"Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kasa, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar”, tha ministrja Koçiu. 

Drejtori i policisël, Ilir Proda njoftoi se vendimi do të zbatohet duke nisur që nga dita e hënë, ku policia do të nisë operacionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, 

"Që nga dita e hënë, policia e shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.", tha Proda.

Poll

MOS HUMB