Aktualitet

Turistë zviceranë humbin rrugën në Shebenik, shpëtohen nga Policia e Librazhdit

Dy turistë nga Zvicra janë shpëtuar nga Policia e Librazhdit pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të zonës malore të Shebenikut.

l.k
Turistë zviceranë humbin rrugën në Shebenik, shpëtohen
Foto nga vendngjarja

LIBRAZHD- Dy turistë nga Zvicra janë shpëtuar nga Policia e Librazhdit pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të zonës malore të Shebenikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore u nisën drejt zonës, duke organizuar një operacion kërkimi në bashkëpunim me punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët kishin njohuri të detajuara për terrenin.

Pas disa orësh kërkimesh, turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u shoqëruan më pas drejt një zone të sigurt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut ????️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë ????️./ZËRI

Poll

MOS HUMB