TIRANË-Vala e të nxehtit përpos zjarreve në vend, ka shkaktuar dhe një rritje të përkeqësimit shëndetësor, ku mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Kështu bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.
POSTIMI;
“Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët:
110,367 thirrje për ndihmë mjekësore
34,660 vizita në banesë
12,000 këshillime mjekësore.
Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë”, shkruan Koçiu.