Aktualitet

Mesazh me tritol në Lezhë? Eksploziv në një vilë dykatëshe, pronari: S'kam konflikte, nuk e di si...(EMRI)

Sipas informacioneve parparake lënda plasëse i është vendosur një banese dy katëshe, në pronësi të shtetasit Mirash Gjonit.

zh.ll
Mesazh me tritol në Lezhë? Eksploziv në një vilë
foto-banese ku ndodhi shperthimi

LEZHË- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në në fshatin Rrilë të Lezhës. 

Sipas informacioneve parparake lënda plasëse i është vendosur një banese dy katëshe, në pronësi të shtetasit Mirash Ndue Mirashi. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë.

Raportohet se në momentin e shpërthimit, çifti i bashkëshkortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmiresisht kanë arritur të dalin në kohë nga banesë pa pësuar lëndime.

Pas ngjarjes, kryefamiljari Mirashi ka treguar momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit, ndërsa ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe s'di se te kush të dyshojë. Ai ka kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën.  Unë isha në gjumë. Ishalla nuk i ndodh kujt, lus Zotin të jem i fundit. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Nuk më shkon mendja te askush. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha ai.

Sipas burimeve, aktualisht ai po merret në pyetje për të verifikuar nëse i biri, i cili ndodhet jashtë vendit, ka pasur ndonjë konflikt që mund të ndihmojë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kqyrin zonën për kamera të tjera sigurie që mund të çojë në identifikimin e autorit-ëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB