Aktualitet

Milot-Balldre drejt finalizimit! 4 kompani do të ndërtojnë 17 km rrugë dhe tunel 850 metra me vlerë 364.7 mln euro

Sipas të dhënave zyrtare, projekti ka një vlerë të parashikuar prej rreth 365 milionë euro, pa TVSH, ndërsa kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vitesh, duke përfshirë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen.

F.I
Milot-Balldre drejt finalizimit! 4 kompani do të ndërtojnë 17 km
pamje nga projekti

TIRANË-Ka përfunduar procesi për përzgjedhjes së kompanisë që do të ndërtojnë aksin rrugor Milot–Balldre.Fituese është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k. “ALB TIEFBAU” sh.p.k.  “InfraKonsult” sh.p.k. “ERALD-G” sh.p.k., me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924.00 EUR pa TVSH.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k,   “InfraKonsult” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k., me 93 pikë nga 100 pikë të mundshme.

Ofertat e skualifikuara:

* Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH

* Shoqëria “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a. “A&E Engineering” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH;

Sipas të dhënave zyrtare, projekti ka një vlerë të parashikuar prej rreth 365 milionë euro, pa TVSH, ndërsa kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vitesh, duke përfshirë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen.

Aksi Milot–Balldre, me gjatësi rreth 17 km, do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin ekzistues të kategorisë C. Rruga nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me akset Milot–Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, për të përfunduar në Balldre, në lidhje me rrugën Tiranë–Shkodër.

Sipas parashikimeve të mëparshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, punimet synohej të nisin në mesin e këtij viti, ndërsa ndërtimi i segmentit pritet të zgjasë rreth 30 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Poll

MOS HUMB