Aktualitet

Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut refuzon gjuhën shqipe: Flisni gjuhën zyrtare, maqedonisht

Vesna Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nnuk kuptonte gjuhën shqipe.

F.I
Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut refuzon gjuhën shqipe:
Vesna Janevska

TETOVË-Në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska. 

Në mbledhjen ku po debatohej në lidhje me propozimet për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë, Vesna Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nnuk kuptonte gjuhën shqipe.

Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase.

DEBATI:

"Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por për të mos gabuar në përkthim, iu lutem që të më përktheni në mënyrën më të kulturuar", tha mes tjerash Janevska.

"Herën tjetër kur të vini në Tetovë duhet të merrni përkthyes, ju detyron ligji!"- u shprehën gazetarët.

"Nuk më detyron ligji, a doni ta prishni e të flasim për ligjin? Doni të prishni ngjarjen e bukur për të cilën unë kam ardhur këtu sot?"-u përgjigj Janevska.

Në këtë takim Universiteti i Tetovës (UT) kërkoi tërheqjen e propozimit të Ligjit të arsimit të lartë, pasi vlerësoi se cenon autonominë universitare. Vërejtje kishte edhe për akreditimin e studimeve të doktoraturës dhe kriteret për tituj shkencorë.

Poll

MOS HUMB