Aktualitet

Gjendet i vdekur në kangjellat e murit 45-vjeçari në Maliq, banorët: I përsosur, por pas alkoolit pinte shumë

Banesa në fjalë nuk ka qenë në pronësi të viktimës, ndërsa mbeten mister shkaqet e vdekjes

E.K
Gjendet i vdekur në kangjellat e murit 45-vjeçari në Maliq,
banoret e fshatit, fqinj me viktimen

MALIQ- Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese në fshatin Plasë të Maliqit.

Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese, ku nuk jetonte askush, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për mediat se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.

Ata thanë se 49-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.

“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dhe dajat. Shtëpia që u gjend i varur është e Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Eduardi djalë i mirë i përsosur, hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.

Njoftimi i policisë

Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB