Aktualitet

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera.

F.I
Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KORÇË-Mjegulla e dendur ka përfshirë aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Sipas raportimeve, në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, ç’ka rrit rrezikun për aksidente rrugore.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB