Aktualitet

'Mjeku kërkoi të priste 2-3 orë, pas mjekimit"-Altin Ndoci vuante nga veshkat, si përfundoi nga kati i tretë i spitalit në parking

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka.

F.I
'Mjeku kërkoi të priste 2-3 orë, pas mjekimit"-Altin
Altin Ndoci

DURRËS-Altin Ndoci, i paraburgosur ka arritur të arratiset në Durrës duke shfrytëzuar momentin që forcat e burgjeve e kishin transportuar drejt spitalit për vizitë. Por si arriti t'i ikte nga duart Policisë nga spitali?

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka, i cili ndodhej në katin etretë të spitalit. Grupi i shoqërimit në total përbëhej nga 7 efektivë, 5 prej të cilëve kanë shoqëruar për në paraburgim të paraburgosurin tjetër dhe 2 kanë qëndruar për të ruajtur Ndocin.

Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi.

Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Njëri prej dy efektivëve qëlloi me armën e shërbimit brenda spitalit, por nuk e plagosi. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB