Aktualitet

"Këmbët e shpejta, faqe bardhë'! PAMJET nga arratisja si në filma e Altin Ndocit

Në imazhe shihet momenti kur Ndoci vrapon me shpejtësi në parkingun e spitalit

F.I

"Këmbët e shpejta, faqe bardhë'! PAMJET nga arratisja

DURRËS-ZËRI ka siguruar pamjet kur i burgosuri Altin Ndoci, u ka ikur nga duart policëve të burgut, teksa ndodhen në pavionin infektiv të spitalit të Durrësit. Në imazhe shihet momenti kur Ndoci vrapon me shpejtësi në parkingun e spitalit, për të shkuar drejt makinës tip 'Audi' që e priste për ta larguar.

Altin Ndoci u arratis duke shfrytëzuar një moment të shkurtër vëmendjeje të efektivëve që e shoqëronin në spitalin e Durrësit. Në një moment i paraburgosuri, gjatë vizitës ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e sigurisë dhe është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Njëri prej dy efektivëve qëlloi me armën e shërbimit brenda spitalit, por nuk e plagosi. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB