
ITALI- Një shqiptar i ka rrezikuar jetën dy efektivëve të Policisë italiane. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Parma, dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë aty pranë. Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si një 37-vjeçar me precedent penal në fushën e grabitjes, por jo me emër, u ndalua nga Policia për një kontroll rutinë.
Por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe pasi është futur në mjet, ka lëvizur për pak metra pas dhe më tej ka tentuar të largohet.
MOMENTI ME VIDEO:
View this post on Instagram
Teksa ikte nga vendi i ngjarjes, shqiptari i mori para në kofanon e makinës dy policët, por ndërhyrja e një drejtuesi të transportit publik lokal ishte thelbësore për të ndalur shqiptarin. Ai e parkoi anash mjetin e tij, duke detyruar shqiptarin që të "braktiste" ëndërrën e tij për t'i shpëtuar Policisë.
Aktualisht, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe po bëjnë rindërtimin e dinamikës dhe mbledhjen e dëshmive nga qytetarët e pranishëm, ndërsa shqiptari është vendosur në pranga./ZËRI