Aktualitet

"Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin"/ Plas sherri te "302"-shi, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të policisë së burgut ka shmangur përshkallëzmin e përplasjes fizike mes të burgosurve.

zh.ll
"Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin"/ Plas sherri te
foto ilustrim: viktor ymeri-burg

TIRANË- Një incident është shënuar në burgun 302 “Mine Peza” në Tiranë, ku i dënuari Viktor Ymeri është përfshirë në një përplasje me një tjetër të burgosur, me origjinë nga Kosova.

Burime bëjnë me dije se shkak i konfliktit, dyshohet se ka qenë zhurma në ambientet e burgut. Po sipas burimeve, Ymeri dyshohet se i ka kërkuar të dënuarit tjetër të mos bënte zhurmë pasi po i pengonte gjumin. Por, pasi zhurma ka vijuar, situata ka kaluar në konflikt fizik. Në këto kushte, Ymeri dyshohet se e ka goditur me shuplakë të burgosurin tjetër.

Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të policisë së burgut ka shmangur përshkallëzmin e përplasjes fizike mes të burgosurve.

Ky incident vjen vetëm 2 ditë pas atij në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy të të burgosurit, Denis Bajri dhe Jurgen Zoto.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri, i njohur me nofkën “Tori i Xhihanes”, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe është lidhur ndër vite me disa ngjarje të rënda kriminale. Ymeri është daja i Edison Harizajt, i njohur si “Faqedjeguri”, i cili u vra në një atentat mafioz në Durrës në vitin 2018.

Viktor Ymeri u lirua nga burgu në vitin 2019, pasi kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Për këtë ngjarje, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe kishte qëndruar në burg që prej vitit 1999, duke vuajtur vetëm 25 vite heqje lirie.

Megjithatë, një vit pas lirimit, Ymeri u rikthye në burg, në dhjetor të vitit 2020, pas rihapjes nga SPAK të hetimeve për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005./ZËRI

Poll

MOS HUMB