
SELITSHTË- Moti i keq në vendin tonë shkaktoi problematika në qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të disa akseve në vend. Situata më problematike paraqitej në veri të vendit tonë, ku disa zona janë ende të bllokuara. Banorët e fshatit Qafë Murra në njësinë administrative Selishtë në Dibër kanë denoncuar për “ZËRI” se ata janë të bllokuar nga dëbora prej 4 ditësh, ndërsa asnjë borë pastruese nuk është vendosur në dispozicion.
Sipas tyre, borë pastruesja ka mbërritur deri në një pikë dhe më pas është kthyer sërish në Dibër. Përmes videos që banorët kanë denoncuar, ata po përpiqen ta pastrojnë vetë rrugën. Banorët, apelojnë që autoritetet përkatëse t’ju shkojnë në ndihmë, pasi janë të izoluar.
“Jam një banor i fshatit QAFË MURRA njësia administrative SELISHTË DIBËR. Rruga e bllokuar që 4 ditë edhe asnjë borë pastruse as fadrom nuk është në disponim për vendin tonë. E kemi hapur rrugën me lopata dhe me mjete private borë pastruesja ka ardhur deri në gjysmë të rrugës dhe është kthyer në Dibër”, ka denoncuar banori. /ZËRI