Aktualitet

Tentoi të grabisë një banesë, shqiptari sulmon policin italian që e ndaloi

Sipas mediave italiane, i arrestuari ka qenë me 3 persona të tjerë, që mundën të arretiseshin duke u fshehur nëpër shkurret e zonës.

I.F
Tentoi të grabisë një banesë, shqiptari sulmon policin
FOTO ILUSTRUESE

TORINO- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino, Itali, pasi akuzohet për vjedhje në zonën e “Pino Torinese”. I riu shqiptar në momentin e arrestimit nga autoritetet italiane tentoi të arratisej dhe të godiste një nga policët, i cili u plagos në pjesën e gjymtyrëve.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e shqiptarit arritën të largoheshin nga vendngjarja. Sipas mediave italiane, i arrestuari ka qenë me 3 persona të tjerë, që mundën të arretiseshin duke u fshehur nëpër shkurret e zonës. Gjatë operacionit, në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të vjedhura nga një grabitje e fundit. Autoritetet italiane po vijojnë operacionet për të kapur bashkëpunëtorët e shqiptarit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB