Aktualitet

"Na e morët shpirtin, do shkojmë në katastrofë"! Banorët e Rrjollit 40 ditë në protestë: SPAK të veprojë

Forcat e Policisë janë bërë gardh para banorëve duke ndaluar mësyrjen e tyre. 

F.I
"Na e morët shpirtin, do shkojmë në katastrofë"!
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Banorët e Rrjollit prej 40-ditësh tashmë po protestojnë duke kërkuar ndërprerjen e punimeve, me pretendimin se po u grabitet toka e tyre, nga kompania "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo”. Banorët kanë shkuar sërish në zonën ku po kryehen punimet me qëllim ndërprerjen e tyre.  Forcat e Policisë janë bërë gardh para banorëve duke ndaluar mësyrjen e tyre. 

Banorët shprehen se disponojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006, duke pretenduar se u është vjedhur nga ish-drejtori i Kadastrës Fatmir Shpellzaj. Të vendosur për mos lëshuar tokën banorët akuzojnë edhe pronarin në letra të tokës, Fatmir Shpellzaj se ka falsifikuar pronësinë, ndërsa zotohen se nuk do e lëshojnë pronën e tyre.

Banori: Tani kjo Polici çfarë kërkon këtu? Jemi 10 veta me 100 Policë, kaq i fuqishëm qënka ky Fatmir Shpellzaj. Ky kriminel na mori shpirtin, por tokën e gjyshit nuk ma merr dot.

Banori: Sot është dita e 40-të që po kërkojmë të drejtat tona për tokën e djersën e të parëve tonë, sot jemi pak ndërsa Policët shikoni sa janë. I bëjmë thirrje SPAK të marrë letrat në dorë të sqarohemi sepse populli jonë do të shkojë në katastrofë. Shikojeni këtë punë.

Poll

MOS HUMB