Aktualitet

Dyshohet se kreu marrëdhënie me 3 të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin me iniciale V.S., për kryerjen e veprës penale të përfshirjes në marrëdhënie seksuale me të mitur.

zh.ll
Dyshohet se kreu marrëdhënie me 3 të mitur, lihet në burg
Prokuroria e Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Gjirokastër, ku një 67-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me tre të mitur. Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin me iniciale V.S., për kryerjen e veprës penale të përfshirjes në marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sipas njoftimit, hetimet kanë zbuluar se i dyshuari ka abuzuar seksualisht me tre viktima të mitur. Bëhet me dije se ngjarja është zbuluar nga kallëzimi i njërit prej viktimave. Menjëherë më pas, ka nisur një hetim i gjerë që la çuar në zbulimin e dy rasteve të tjera. 

Njoftimi i Prokurorisë:

U përfshi në marrëdhënie seksuale me tre shtetas të mitur, me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për 67-vjeçarin.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për personin nën hetim V.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2026, mbi bazën e kallëzimit penal të viktimës së mitur të veprës penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, regjistroi procedimin penal nr.111/2026, për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u ngrit një grup hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore u identifikuan dhe dy shtetas të mitur të tjerë, në cilësinë e viktimës së veprës penale të parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal, me autor të dyshuar shtetasin V.S., 67 vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh gatishmërinë dhe garanton një angazhim maksimal, për një hetim të menjëhershëm dhe me prioritet për çdo kallëzim penal me viktimë të veprës penale shtetas të mitur.

Poll

MOS HUMB