Aktualitet

'Na ka prurë zoti të pastrojmë terrenin'! Çfarë i premtonte Dedja, Aldo Avdylit

Ermiri e paraqet veten si misionar i dërguar nga Zoti për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqinj.

F.I
'Na ka prurë zoti të pastrojmë terrenin'!
Ermir Dedja

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, ku Astrit Avdyli, nipi i tij Elidon (Aldo) Avdyli, dhe Aleksandër Laho, njohur si 'Rumi i Shijakut', kërkonin ekzekutimin e 'Malokut', Edmir Bregu. Për vrasjen e këtij të fundit Avdylajt kishin angazhuar ushtarin e tyre, 'Bolin', Ermir Dedjan, i ekzekutuar në 20 maj të këtij viti. 

Në një episod zbardhur në dosjen e SPAK në lidhje me vrasjen, Dedja ka biseduar, me Elidon Avdylin, në lidhje përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje. Ermiri e paraqet veten si misionar i dërguar nga Zoti për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqinj.

Ermir Dedja-he dak ca po bon. ja duke u mor me kto. jam vllai jot. dhe karikatorin po e boj mtha skavo nji blind shpus nji tamon. veji tha se o super. plumat. Vlla.i fshiva.me voj arem. tgjitha. UBRICANT ok vlla. ashu po e boj tgjitha tamom. tfala pac kapo, e kuptoj kapo. ti je ekspert ke kjo. fush i di mir gjonat. kjo o nga kto profesionalet pastaj. hahhah i modh je popo ne na ka pru zoti me maru ropt.e kai.me pastru.terrenin. qe trritet brezi ri me qytetarizem tmir pa negativa verdall.

Në lidhje me lokalizimin e shënjestrës, Edmir Bregut, Aldo Avdyli ka biseduar edhe me vëllain e deputetit të PS, Enea Kumen, i cili përveç bisedës për çmimin e shitjes së lëndës narkotike, e ka pyetur edhe në lidhje me çfarë kishte ndodhur "andej".

Enea Kume- Se jan blloku mto sot na can K.... Jo jo na can karin neser do vi aty e dak 1 bi dy mi lek. Se e majti dhe tjetren ai shyqyr. Mir do ishte mo. Po e di klienti esht i sakt po t shofim mo. 2400 e len ai 2700 ja lej un po 100 lek jan 1 atit qe ka klientin. Ca hoet anej. Ca thu. Po i nejtem konstant do dali ska ku me shku.

Ndërkohë që Elidon Avdyli ka biseduar me Enea Kumen, paralelisht ka shkruajtur edhe me Arben Mërkurin të cilin e ka pyetur nëse kishte ndonjë lajm pasi njerëzit e tij kishin dy ore që prisnin te baza. Elidoni i ka kërkuar Arbenit që të dilte dhe vetë dhe t'i shkruante edhe Mirit.

Elidon Avdyli i shkruan Arben Mërkurit: hobi ca je tu ho e vlla a more nai inalar. Amon dil iher. O bobi ka ke hum e vlla ke baza jan ata. Kan 2 or aty. Dil iher amon shkruj mirit. ) zot pra. Tfala shum boj.

Arben Mërkuri-Po del dhe vet ca te bej.

Elidon Avdyli-Ishalla o zot mo keni rart. Po i njitem. Kshu ai ska ka ik. 

SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim i planifikuar nga fisi Avdylaj dhe Aleksandër Laho./ZËRI

Poll

MOS HUMB