Aktualitet

"Na ka vajtur ku s'mban më...Po na thonë ikni"! Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do kapim armët, s'ka...

Projekti për ndërtimin e një parku fotovoltaik në kullotat e fshatit, ka ngritur shqetësim të banorët, të cilët shprehen se nuk janë vënë në dijeni dhe se skush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura.

zh.ll
"Na ka vajtur ku s'mban më...Po na thonë ikni"!
banoret ne qinam-kolonje

KOLONJË- Banorët e fshatit Qinam në Kolonjë po përballet me një situatë kritike, pasi sipas tyre, po u rrezikohet i vetmi burim i të ardhurave siç janë kullotat dhe arat, që pritet të zëvendësohen me panele. Projekti për ndërtimin e një parku fotovoltaik në kullotat e fshatit, ka ngritur shqetësim të banorët, të cilët shprehen se nuk janë vënë në dijeni dhe se skush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura.

Ata kanë rrëfyer për emisionin “Fol” në MCN TV, se nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me projektin në fjalë dhe pasojë që mund të shkaktojë ai për ta. Banorët pretendojnë se vendimi i Këshillit Bashkiak të Kolonjës për dhënien e kullotës është marrë pa transparencë dhe pa konsultim me komunitetin.

“Na morën tokën ku kemi bukën e gojës. Askush nuk na ka pyetur, askush nuk na ka informuar. Po na marrin jetesën tonë me një firmë në zyrë”, shprehen banorët e Qinamës.

Njëri prej banorëve shprehet se po iu mohoet e vetmja formë jetese që kanë për të jetuar. Sipas tij, me këtë që po bëhet në fshatin e tyre, vendosja e paneleve diellore, mund t’i largojë përfundimisht edhe familjet. 

"Ne nuk kemi mundësi të tjera jetese. Me blegtori, me bujqës dhe nuk mund të blejmë grurin për të ushqyer bagëtitë se e ne prodhojmë vetë. Me këtë që po na bëjnë këta, po në thoni iki", është shprehu banori.

Të gjendur përballë kësaj situate, banorët kanë protestuar vazhdimisht, duke theksuar se thirrjet e tyre nuk po dëgjohen. Situata ka përshkallëzuar, teksa një banorë shprehet i gatshëm për të kapur edhe armët. 

"Kam një thirrje për fshatin. Të tërë të gjejmë naj copë armë kur të vijnë ata edhe...Kjo është e fundit s'ka. Po atje do vejë puna. Na ka vajtur ku s'mban më.", shprehet një tjetër banorë. 

Të shqetësuar për fatin e tyre, banorët e Qinamit theksojnë se jetojnë vetëm nga blegtoria dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, në mbrojtje të kullotave./ZËRI

Poll

MOS HUMB