
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata e Lartë, e cila shkruan se Sina ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.
Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe!”-shkruhet në mesazhin e Gjykatës së Lartë.
Darjel Sina iu bashkua Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022. Ai ishte pjesë e trupës gjykuese që rishqyrtoi çështjen e vulës së PD-së, çështje kjo që më pas i kaloi Gjykatës së Apelit. /ZËRI