TIRANË-Pas pamjeve shqetësuese të publikuara një ditë më parë në platformat e rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe motra e tij Sonida janë marrë sërish nga shërbimi social dhe po trajtohen në Qendrën e Shëndetit mendor pranë QSUT. Një ditë më parë Genardi ndau panje të motrës së tij komplet nudo teksa qëndronin në shtëpi.
Genard Hajdini përmes TikTik ka reaguar ‘live’ nga spitali psikiatrik, duke deklaruar se vetë nuk ka asnjë problem, ndërsa motra e tij do të kurohet. Sipas tij, ai po mbahet pa arsye pasi çdo veprim e ka bërë pë klikime në Instagram.
“Shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’. Na futi shteti shteti mbreti, andej nga Surreli. Çfarë do bëjmë tani, do bëjmë ndonjë xhingë e, do bëjmë gallatë hajde hajde psikiatri, na është bërë si Tiranë-Durrës, çdo 2-3 javë në psikiatri, a jeni në terezi a jo”, u shpreh Genard Hajdini.
Edhe në rastin e parë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe policinë, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen e Sonida Hajdinit, por si duket situata nuk ka ndryshuar edhe pas daljes.
Dy personazhet e njohur të rrjeteve sociale, kohët e fundit, janë shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. Duhet theksuar se humbja e babait të tyre, Paqsori, ndikoi edhe një herë në përkeqësimin e gjendje së tyre shëndetësore. Por, pas një periudhe rehabilitimi, janë rikthyer dhe këtë herë në një gjendje akoma më të rëndë që kërkon nevojën për marrjen e masave urgjente./ZËRI

