Aktualitet

Vrau Gjergj Pergegajn për një vajzë rumune! Autori shqiptar pranon krimin, arma e vjedhur 1 vit më parë

Autori Edison Beluli, 35 vjeç ka pranuar para Gjykatës vrasjen e Pergegajt, ndërsa mediat e huaja raportojnë se arma e krimit një pistoletë tip Glock, rezulton e vjedhur nga një banesë në Assisi rreth një vit më parë. 

F.I
Vrau Gjergj Pergegajn për një vajzë rumune! Autori shqiptar
Edison Beluli dhe viktima Gjergj Pergegaj

ITALI-Zhvillime të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Arezzo, Itali më 21 mars, ku Gjergj Pergegaj, 29 vjeç u vra nga një bashkëkombas për motive xhelozie. Autori Edison Beluli, 35 vjeç ka pranuar para Gjykatës vrasjen e Pergegajt, ndërsa mediat e huaja raportojnë se arma e krimit një pistoletë tip Glock, rezulton e vjedhur nga një banesë në Assisi rreth një vit më parë. 

Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçari është qëlluar me tre plumba, në fyt dhe në kraharor, ndërsa një plumb i katërt nuk e ka goditur. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka pasur përplasje fizike mes palëve para ngjarjes. Sipas rindërtimit të ngjarjes, motivi i krimit lidhet me çështje sentimentale. Viktima dyshohet se ishte ish-partneri i një vajze me origjinë rumune, me të cilën Beluli kishte nisur një lidhje.

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20 mars në Olmo, një zonë pranë Arezzos në Itali, i është dorëzuar familjes, e cila ka hapur dyert për pritjen mortore. Gjergj Pergegaj do të përcillet për në vendlindjen e tij në Shqipëri për t’u varrosur, pasi kishte jetuar në Itali prej rreth pesë vitesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, më 21 mars kur Pergegaj mbërriti pranë lokalit ku punonte e reja. Pasi zbriti nga makina, ai u qëllua me armë zjarri. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe, sipas hetimeve, gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, pa përplasje apo debate të mëparshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB