
TIRANË-Genard dhe Sonida Hajdini, vëlla e motër kanë tronditur sërish rrjetin me pamje shqetësuese. Genard Hajdini ka publikuar një video të motrës së tij, Sonida, e cila shfaqet e zhveshur, një akt i përsëritur brenda pak kohësh. Pamje e filmuara nga i vëllai, tregojnë përsëri gjendjen e rënduar psikologjike të Sonidës.
Në rastin e parë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe policinë, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen e Sonida Hajdinit. Vëlla e motër u shtruan në spitalin psikiatrik të Tiranës për trajtim më të specializuar, por si duket situata nuk ka ndryshuar edhe pas daljes.
Dy personazhet e njohur të rrjeteve sociale, kohët e fundit, janë shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. Duhet theksuar se humbja e babait të tyre, Paqsori, ndikoi edhe një herë në përkeqësimin e gjendje së tyre shëndetësore, pas përjetimit të rëndë. Humbja e babait, i largoi larg vëmendjes së mediave sociale dhe të dy ata u shtruan në spital për trajtim mjekësor. Por, pas një periudhe rehabilitimi, janë rikthyer dhe këtë herë në një gjendje akoma më të rëndë që kërkon nevojën për marrjen e masave urgjente./ZËRI
