Aktualitet

Ndeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluan FERRIN në Tiranë! Iu rrezikua jeta

ZËRI ka bërë një vëzhgim në të gjitha mediat serbe, hedhja e gotave plastike dhe syzeve të diellit është parë si skandali më i madh në historinë e futbollit.

k.m.
Ndeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluan
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur në një barazim pa gola! Ndeshja kaloi pa incidente të mëdha, por nuk është parë kështu nga mediat serbe. ZËRI ka bërë një vëzhgim në të gjitha mediat serbe, hedhja e gotave plastike dhe syzeve të diellit është parë si skandali më i madh në historinë e futbollit.

"SERBIA MBIJETOI NË FERRIN E TIRANËS Shqiptarët e turpshëm goditën tre "shqiponja" në kokë!,"-shkruan një nga mediat serbe. Kjo duke iu referuar numrit të lojtarëve që u goditën nga tifozët.

Ndeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluanNdeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluanNdeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluan

JA ÇFARË SHKRUAJNË MEDIAT SERBE:

Ferr. Kjo është ajo që përjetuan lojtarët e futbollit serb në Tiranë. Jo aq shumë për shkak të atmosferës, sesa për shkak të sjelljes së turpshme të audiencës shqiptare. Në fund, mbijetuam falë Gjorgje Petrović - 0:0! Le të fillojmë me sjelljen vërtet të turpshme të tifozëve vendas, të cilët në tre raste i goditën lojtarët e ekipit kombëtar serb në kokë me sende të ndryshme. Çdo herë loja ndërpritej për pak kohë. Për fat të mirë, asnjë nga lojtarët tanë nuk u lëndua rëndë. Megjithatë, UEFA do të gjykojë dhe vlerësojë se sa dënim i pret shqiptarët për këtë skandal sonte.

Ekzagjerimi ka vijuar edhe në mediat e tjera. Disa janë shqetësuar se fëmijët që shoqëronin lojtarët bënë me duar simbolin e shqiponjës.

NJË SKANDAL QË NUK MUND TË MBAHET MBAJTUR MEND Shqiptarët tejkaluan çdo masë, fëmijët treguan një shqiponjë dykrenare ndërsa i gjithë stadiumi fishkëllente himnin kombëtar të Serbisë (VIDEO)

Ndeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluan

Media të tjera kanë vijuar me akuzat!

"FUTBOLLISTËT SERBË SHPËTUAN JETËN NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHET! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë,"-shkruan një prej mediave.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Ndeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluanNdeshja/ Mediat SERBE e teprojnë: Futbollistëve tanë kaluan

Ndeshja u shënua nga sjellja e tmerrshme e huliganëve shqiptarë të cilët ndërprenë duelin pesë herë duke i goditur lojtarët e Serbisë në kokë me sende. Besojeni ose jo - gjyqtari nuk i zbrazi tribunat, as nuk e ndaloi ndeshjen përgjithmonë. Ai DUHEJ, sipas absolutisht të gjitha kritereve që zbatohen në garat e UEFA-s. Nëse kjo do të kishte ndodhur në Beograd, ka 0% shanse që ndeshja të kishte vazhduar.

Mesa duket, edhe pse situata nuk ishte aq e rëndë, mediat serbe e kanë ekzagjeruar "pakëz" me reagimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB