Aktualitet

Ç’ndodhi me "One Albania"? Mijëra klientë në "black out", ndërprerje masive

Sipas raportimeve të qytetarëve, prej më shumë se një ore telefonatat dhe lidhja me internetin nuk kanë funksionuar, duke krijuar vështirësi për përdoruesit e këtij operatori. 

zh.ll
Ç’ndodhi me "One Albania"? Mijëra klientë
foto ilustruese-one albania

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, mijëra abonentë të kompanisë celulare "One Albania" janë përballur me probleme në shërbimin e telefonisë dhe internetit.

Sipas raportimeve të qytetarëve, prej më shumë se një ore telefonatat dhe lidhja me internetin nuk kanë funksionuar, duke krijuar vështirësi për përdoruesit e këtij operatori. Shumë abonentë kanë reaguar duke denoncuar mungesën e shërbimit për të cilin paguajnë pranë kompanisë "One Albania".

Deri më tani nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende një reagim publik apo njoftim zyrtar në lidhje me situatën dhe problemet e raportuara nga klientët.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që abonentët e "One Albania" përballen me ndërprerje të shërbimeve, pasi raste të ngjashme janë raportuar edhe më parë. Ndërprerje të ngjashme janë raportuar edhe më herët nga abonentët e "One Albania", ndërsa në vitet e fundit kompania është përballur edhe me incidente teknike dhe sulme kibernetike që kanë prekur sistemet e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB