Aktualitet

25-vjeçarja i dha fund jetës me fotoksinë/ Familjarët: Ish-burri e dhunoi! Shpallet në kërkim i riu

Familjarët kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që e reja po kalonte në jetën e saj personale. 

F.I
25-vjeçarja i dha fund jetës me fotoksinë/ Familjarët:
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikolli

TIRANË-Një ngjarje e rëndë u regjistruar një ditë më parë (10 mars), ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli humbi jetën pasi dyshohet se konsumoi lëndë helmuese fostoksinë. E reja u dërgua me urgjencë drejt spitalit të QSUT, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Raportohet se në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune.

Arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë mbeten ende të paqarta, por familjarët e saj kanë bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj. Ata kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj,  duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Familjarët kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që e reja po kalonte në jetën e saj personale.  Xhuana ishte martuar gjatë verës, por marrëdhënia me partnerin kishte kaluar në konflikte të vazhdueshme.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur ish-bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Do të jetë një autopsi nga Insituti Mjekoligjor që do të përcaktojë nëse ndaj saj është ushtruar apo jo dhunë.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.
Xhuana Nikolli jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Poll

MOS HUMB