
TIRANË- Sot do të zhvillohet një protestë para Parlamentit, në të njëjtën orë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të nisë në orën 10:00.
Protesta, e organizuar nën sloganin "Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi", u njoftua mbrëmjen e djeshme nga organizatorët e protestave të përditshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, edhe protesta e përditshme do të vijojë sipas planit. Në orën 19:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të vazhdojnë tubimin e tyre me të njëjtat kërkesa./ZËRI