TIRANË-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar vlerësimin e gjashtë kandidatëve në garë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. KED ka publikuar renditjen e kandidatëve, ku Asim Vokshi rezulton i pari me 89.5 pikë e ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë.
LISTA:
1) Asim Vokshi 89.5 pikë;
2) Naureda Llagami 89.3 pikë;
3) Florian Ballhysa 77.83 pikë;
4) Alma Faskaj 77.77 pikë;
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
6) Alban Toro 74.22 pikë.
Tashmë pritet që KED të miratojë raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj./ZËRI