Aktualitet

Bie klasikja burrë-grua?! Drafti i ri për gjininë ‘gjithëpërfshirëse’ nxit polemika: Deformim i gjuhës...

Koncepti i ri për gjininë, ku përveç atyre burrë e gru, tashmë përfshin edhe identitete të tjera, pra gjithëpërfshirës, ka shkaktuar debat të gjerë publik.

zh.ll
Bie klasikja burrë-grua?! Drafti i ri për gjininë
Foto ilustruese

TIRANË- Konsultimi publik për projektligjin e barazisë gjinore ku parashikohet ndryshimi në përkufizimin e termit "gjini", ka nxitur polemika. Koncepti i ri për gjininë, ku përveç atyre burrë e gru, tashmë përfshin edhe identitete të tjera, pra gjithëpërfshirës, ka shkaktuar debat të gjerë publik.

Siç u bë me dije më herët, gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore. Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, theksoi se projektligj nuk ndryshon biologjinë. Për Xheni Karajn zgjerimi i përkufizimit të gjinisë është një respektim i dinjitetit njerëzor.

“Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Gjinia si një kategori sociale dhe juridike nuk ka të bëjë me këtë realitet, lidhet me mënyrën si individët e jetojnë dhe shprehin veten e tyre në shoqëri”, thtoë ajo. 

Ndërkohë, drejtuesi Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani, thotë se zgjerimi i përkufizimit të gjinisë do të sillte kaos në shqoërinë shqiptare. Sipas tij, ky ligj po shkatërron familjen dhe identitetin gjinor, ndërsa shprehet kundër intergrimit në BE nëse kjo shihet se një arsye.

“Shumica e vendeve të Bashkimit Europian në ligjet e tyre për gjininë pranojnë gjininë binare mashkull-femër. Mund të kenë disa vende lehtësira ligjore për të ndërruar gjini, por duhet të mbeten kornizës ose mashkull ose femër. Thirrja ime është që nëse ligji po shkon në parlament, të ngrihen burra gra, të majtë e të djathtë, ta kuptojnë se ky ligj po shkatërron familjen, identitetin gjinor. Dhe nëse kjo shitet si një arsye për të pasur integrim në BE, ne nuk mund të pranojmë integrim duke u vetëshkatërruar”, shton Serjani.

Serjani më tej shton se kjo do sillte edhe deformim të gjuhës shqipë, pasi do të krijoheshin terma artificialë. Sipas tij, do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat.

“Gjuha shqipe është një gjuhë gramatikore gjinore, kemi përemra që janë ose mashkullorë ose femërore, në përcaktimin e gjinive të reja pra as mashkull as femër, për shembull anglishtja e ka fjalën “they”, ne kemi ata/ato. Kjo do krijojë terma artificialë që do deformojnë gjuhën shqipe të paraqitur në dokumentacione. E lidhur me arsimin, ligji mund të kthehet në një indoktrimin ideologjik. Do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat”, thotë Serjani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranoi kërkesën, duke bërë kështu që në draftin final, të parshikohet kuptimi i termit "gjini" më gjithpërfshirës. Formulimi i ri në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.”

Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB