Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Bëhet fjalë për Ermal Lukun, ndaj të cilit u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Brescias në Itali.

I.F
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet
Ermal Luku

DURRËS- Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia në Durrës. Bëhet fjalë për Ermal Lukun, ndaj të cilit u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Brescias në Itali. Ai akuzohet për për trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesëtar i një grupi kriminal. Bëhet me dije se ai do të ekstradohet drejt Italisë. 

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, një tjetër operacion është finalizuar për këtë qëllim.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim "urdhër arresti ndërkombëtar" si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali", njofton policia. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB