Aktualitet

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Elvis Ziu alias Renato Ziu akuzohet nga Gjykata e Cantalissetta-s për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. 

zh.ll
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Fier
arrestimi

FIER- Një 43-vjeçar u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Elvis Ziu alias Renato Ziu akuzohet nga Gjykata e Cantalissetta-s për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/ Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.

Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:

E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Poll

MOS HUMB