Aktualitet

Në kërkim për drogë, pastrim parash...Ekstradohen sot nga Dubai 6 shqiptarë, mes tyre vëllai i Mir Pepës

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, këta shtetas ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

zh.ll
Në kërkim për drogë, pastrim parash...Ekstradohen sot nga
foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë shtetas pritet të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, pasi u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Interpol Tirana dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, këta shtetas ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Shtetasit që pritet të ekstradohen sot nga Dubai: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici; Shkelzen Kraja; Ilir Lazri alias Ilir Sula; Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj; Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj; Merxhan Celiku.

Aleks Pepaj, vëllai i të shumëkërkuarit Jetmir Pepaj, të cilët trafikuan nga Amerika Latine drejt Evropës, 7.5 ton kokainë. Lidhur me rrjetin e trafikut të drogës, SPAK më 15 prill 2026, firmosi 11 urdhër-arreste, ku më herët në pranga është vendosur edhe vëllai tjetër i tyre, Lulzim Pepa 52 vjeç. Pepa ka patur rolin e operatorit të mbledhjes së parave në rrjet. Në komunikimet në SKY ECC, të zbërthyera nga SPAK, Aleksi ka deklaruar se disponon 30 milionë euro cash nga “puna”, plus 15 milionë dirhamë në Dubai, rreth 3.7 milionë euro shtesë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Poll

MOS HUMB