Aktualitet

Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano.

l.k
Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe
Xhoana Nano

TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej mëngjesit homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të tranzicionit demokratik dhe liderit historik të Partisë Socialiste.

Në ceremoninë e nderimit janë të pranishëm familjarë të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Pranë arkëmortit qëndron bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali i tij, Sokoli dhe vajza Edlira. Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Atmosfera në hollin e Pallatit të Kongreseve është solemne dhe e mbushur me lot dhe emocione, teksa qytetarë të shumtë dhe figura të njohura politike po nderojnë kujtimin e Nanos, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas pritet të zhvillohet ceremonia shtetërore e nderimit, me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB