Aktualitet

Sot homazhet për Fatos Nanon! Arkëmorti mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Në hollin e Pallatit është vendosur salla e nderimit, ku familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të politikës shqiptare po i japin lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit demokratik.

l.k
Sot homazhet për Fatos Nanon! Arkëmorti mbërrin në Pallatin
Fatos Nano

TIRANË- Ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kryeministrit Fatos Nano, aty ku po zhvillohen homazhet zyrtare të lamtumirës. Në hollin e Pallatit është vendosur salla e nderimit, ku familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të politikës shqiptare po i japin lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit demokratik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në ceremoninë mortore marrin pjesë bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të trupit diplomatik.

Trupi i Fatos Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, në një ceremoni private familjare./ZËRI

Poll

MOS HUMB