TIRANË-Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në shoqërinë e avokatit të tij dhe të një efektivi. Ish-kreu i ARRSH akuzat për shkelje e barazisë dy herë në bashkëpunim. Gjylit do i komunikohet zgjatja e hetimeve për tre muaj të tjerë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë. Për këtë, është njoftuar edhe ish-zv kryeministrja Belinda Balluku.
Për Gentian Gjylin SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' i është caktuar vetëm për tunelin e Llogarasë. Gjatë kohës kur është zhvilluar tenderi i Tunelit të Llogarasë, Gjyli ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar./ZËRI