Aktualitet

Nesër Protesta e opozitës, Policia merr masat: Bllokimi i rrugëve fillon pak para mesnatës

Ndërsa nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

F.I
Nesër Protesta e opozitës, Policia merr masat: Bllokimi i rrugëve
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ditën e nesërme më 8 maj në orën 19:00, përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës. Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, autoritetet policore kanë njoftuar kufizime të lëvizjes në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke nisur nga mesnata e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 23:45 e ditës së sotme deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërsa nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 08.05.2026, në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
nga ora 23:45 e datës 07.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
nga ora 15:00 e datës 08.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Poll

MOS HUMB