TIRANË-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara.
Në katalog listohen të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar subjekteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mes tyre pasuritë e Emiljano Shiullazit, Aurel Hoxhës, Orges Balla, Luan Kërtalli e të tjerë.
Emiljano Shullazi ka një pjesë të sipërfaqes së ish Hotel Vollga në Durrës, të cilën thotë se e ka marrë me dhurim dhe rezulton e regjistruar në hipotekën e Durrësit në emrin e tij. Gjithashtu, në bashkëpronësi janë edhe Fejzi Kodra e Marjeta Kodra. Kjo pronë është konfiskuar.
"Pjesa e pandarë ( ideale) e pasurisë nr. 24/142, vol.21, fq.31, zk.8512, me sip.2498.7m2, dhe ndërtesë 1129.39m2 në Durrës, në bashkëpronësi të Fejzi Kodra, Marjeta Kodra, Emiljano Shullazi, pjesë e regjistruar në favor të këtij të fundit më datë 15.12.2014, mbi transkiptimin e kontratës së dhurimit nr. 2897 rep/1416 kol, datë 09.12.2014 dhe të aneks kontratës së dhurimit nr. 2938 rep/1433 kol, datë 14.12.2014. Hotel Vollga Rruga “Taulantia Durrës" konfiskuar,"-thuhet në katalog.
Statusi ligjor: Me vendimin nr 31, datë 01.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është vendosur konfiskimi i pasurisë, ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr 167, datë 07.07.2021dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Konfiskuar me me Vendimin Nr. 167, datë 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Sipas kartelës së pasurisë 1/3 e sipërfaqes së ndërtimit 1129.39 m2 i takon Republikës e Shqipërisë në pjesën takuese të saj. Pjesa tjetër e mbetur i përket Fejzi Fadil Kodra me 1/3 pjesë takuese dhe Marjeta Sinan Kodra po me 1/3 pjesë takuese.

Pjesë e katalogut janë edhe pasuritë e Luan Kërtallit, pasi rezulton se ato janë përfituar nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij. Konkretisht janë konfiskuar 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Luan Kërtalli është babai i Enkel dhe Morel Kërtallit, të dyshuar për veprat penale; falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave, vulave, stampave dhe formularëve”. Djemtë e tij gjithashtu janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për “vrasje”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve.

Një apartament në Berat i është konfiskuar edhe ish-deputetit demokrat, Kasem Mahmutaj. Vëllai i tij, Gazment Mahmutaj ka qenë subjekt i OFL-së.
"Pasuria nr 13/365+1-2, vol 16, fq 185 e llojit ”Apartament” me sip totale 106 .00m2, Zk. 8501,Bashkia Berat, në pronësi te Kasem Mahmutaj. Statusi ligjor: Bazuar në Vendimin nr. 103 datë 15.06.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, këto pasuri janë konfiskuar dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Pasuria nr 13/365+1-2, vol 16, fq 185 e llojit ”Apartament” me sip totale 106 .00m2, Zk. 8501,Bashkia Berat, në pronësi te Kasem Mahmutaj ", thuhet në njoftim.
Në konfiskim rezultojnë edhe pauritëe familjarëve të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Konkretisht bëhet fjalë për një kompleks me restorant, lavazh dhe parking përballë burgut të Fierit, në pronësi të xhaxhait të 'Ben Qimes', Ahmet Isufajt. Po ashtu është konfiskuar edhe një truall i përshtatur në lokal e biznese, të djalit të tij Amarildo Isufaj.
"Pasuri e paluajtshme e llojit "Ndërtesë", me nr.pasurie 152/10-ND, me sipërfaqe 529.40 m2 (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh,Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh Fier, përballë IEVDP Fier), zona kadastrale 3981,vol 16, faqe 78, data e regjistrimit 02.10.2019, data e lëshimit të certifikatës 16.10.2019, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe
Mariana Shyqyri Isufaj.Me referencë 003999 dhe leje legalizimi Nr.290130 date 25.07.2019 "Objekt Godinë Ekonomike 1-kat", kati përdhe 529.40 m2.Statusi ligjor: Me vendimin nr. 130, (87-2023-198), datë 19.09.2023, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , është vendosur konfiskim dhe kalimi i pasurisë në favor të shtetit,"-thuhet në njoftim.


Në mesin e pasurive të sekuestruara, është edhe lokali “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, në pronësi të Aurel Hoxhës. Ky i funit është identifikuar si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim. Dyshimet janë se ngjarja ka si prapavijë hakmarrjen, megjithatë kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
"Pasuria me nr.4/347-N1, Zk.8250, e llojit Njësi me sip.53.75 m2 dhe pasuria me nr.4/347-N2 e llojit Njësi me
sip.90.64 m2. Nga konstatimi fizik këto dy pasuri ndodhen në bodrumin e pallatit. Pasuritë janë të bashkuara dhe
janë përshtatur si lokal, me dy ambjente. Në njërin ambjent ndodhen dy televizor, një bilardo, katër tavolina, 12
kolltuqe dhe një ekspres kafeje, dy frigorifer. Në ambjentin tjetër ndodhet një televizor, një kënd gjashtë, dy
tavolina. Njësia ndodhet në Tiranë, njësia Nr. 7, Rruga “Myslym Shyri”. Kjo pasuri është e dhënë me qira,"-thuhet në njoftim.
