Aktualitet

Nga Shullazi te Astrit Avdyli dhe...SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes "Revanshi": Mbi gjysmë shekulli burg

Në këtë fraksion të çështjes, të pandehurit, të cilët akuzohen për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, një vepër penale e rëndë në kuadër të krimit të organizuar, armëmbajtje pa leje apo edhe kanosja e një gjyqtari, kanë përfitur nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit. 

zh.ll
Nga Shullazi te Astrit Avdyli dhe...SPAK jep pretencën për një
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për njërin prej fraksioneve të dosjes "Revanshi". Në këtë dosje bëjnë pjesë emra të njohur të botës së krimit, si Emiljano Shullazi apo Astrit Avdyli, etj.

Në këtë fraksion të çështjes, të pandehurit, të cilët akuzohen për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, "armëmbajtje pa leje" apo edhe "kanosja e një gjyqtari", kanë përfitur nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit. 

Sakaq, edhe pse në total është kërkuar mbi një shekull burg ndaj tyre, 127 vite, 12 të akuzuarit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Me gjykim të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën. 

Pretenca e Prokurorisë së Posaçme për të pandehurit:

–Astrit Avdyli, 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar

-Emiljano Shullazi, 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite

-Naim Stafuka, 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar

-Gjergj Cukali, 10 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite burgim

-Viktor Imeraj, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

-Satilno Basha, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg

-Xhelal Rraja, 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

-Blerim Abazi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

-Miri Bruli, 9 vite burg, me gjykim ta shkurtuar 6 vite burg

-Besian Xhixha, 10 vite burg, kthehet në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

-Enver Diva, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

-Robert Laçi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

“Revanshi” është dosja e një hetimi të gjerë ndaj disa grupeve kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit, të cilët akuzohen për përfshirje në tentativa vrasjesh, atentate të porositura, trafik droge dhe armësh, si dhe krijim të strukturave të organizuara kriminale. "Revanshi" konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.

Poll

MOS HUMB