Aktualitet

SKEMA e mashtrimit nga Call Centerat në Tiranë: Presidenti dhe futbollistë austriakë në videot manipuluese

Operatorët krijonin foto dhe video me përmbajtje false duke përdorur personazhe të njohur si Presidenti Federal Alexander Van der Bellen, Ish-Kancelari Federal Karl Nehammer, futbollistin e njohur David Alaba, kapiten i kombëtares austriake, dhe disa prezantues të njohur.

F.I
SKEMA e mashtrimit nga Call Centerat në Tiranë: Presidenti dhe
Alexander Van der Bellen dhe David Alaba

TIRANË-Media austriake diepresse ka zbardhur detaje lidhur me operacionin e përbashkët të Prokurorisë Austriake për Ekonomi dhe Korrupsion dhe SPAK, ku u goditën tre call center mashtures në Tiranë. Referuar hetimeve, shtetasit e huaj të cilët kanë humbur vlerën e rreth 50 milionë eurove, josheshin në investime me lajme të rreme nga personazhe të famshëm.

Operatorët krijonin foto dhe video me përmbajtje false duke përdorur personazhe të njohur si Presidenti Alexander Van der Bellen, Ish-Kancelari Federal Karl Nehammer, futbollistin e njohur David Alaba, kapiten i kombëtares austriake, dhe disa prezantues të njohur.

Vetëm në Austri mësohet se pati 150 qytetarë të mashtruar, në vlerën e 26 milionë eurove, ndërsa të tjerët ndodheshin në Gjermani, Itali, Greqi, Spanjë, Britaninë e Madhe por dhe Kanada. Investimi minimal ishte 250 euro, megjithëse disa viktima investuan të gjitha kursimet e tyre, që arrinin në miliona euro.

Operacioni u krye me mbështetjen e Europolit dhe Eurojust. Hetimi zgjati dy vjet dhe dëmi arrin në të paktën 50 milionë euro. Deri  më tani, janë rikuperuar 900,000 euro. 

Ndërtesa e zyrave në Tiranë strehonte afërsisht 450 punonjës. Rreth 80 persona ishin të pranishëm gjatë bastisjes dhe po i bindnin viktimat e tyre të bënin pagesa. Disa u arratisën përmes dyerve të fshehta. Dhjetë persona u arrestuan, ndërsa të tjerë u liruan në pritje të ngritjes së akuzave. Hetimi është përqendruar në akuzat për mashtrim të rënduar tregtar dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

Poll

MOS HUMB