Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci! Gjendet makina e dytë e autorëve, "Audi A4" e braktisur me dokumente brenda (VIDEO)

Sipas njoftimit të bluve të Lezhës, automjeti u gjet i brakisur në rrugë dytësore, pranë një kanali, brenda të cilës u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

zh.ll
Vrasja e çiftit Mujeci! Gjendet makina e dytë e autorëve,
makina "audi a4" dhe mjetet e identifikimit

LEZHË- Policia e Lezhës ka gjetur makinë e dytë tip "Audi A4" që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së çiftit Krreshnik dhe Gentiana Mujecit në Lezhë, pak ditë më parë. Sipas njoftimit të bluve të Lezhës, automjeti u gjet i brakisur në rrugë dytësore, pranë një kanali, brenda të cilës u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike, me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara. 

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja

Vrasja e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujecit u regjistrua pasditen e të dielës, 26 prill. Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren.

Atentati i çiftit Mujeci ka ndodhur për arsye hakmarrjeje, dhe si autorë të krimit janë shpallur në kërkim: Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mëhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ky i fundit është është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Gjatë përgjimeve ambientale të kryera për këtë rast, Adriano flet me Florin Mëhillaj për përgatitjet për atentatin. Për të kryer ekzekutimin janë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' në pronësi të Adriano Mëhillit dhe një 'Volksëagen'. Bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e Kreshnik Mujecit. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB