Aktualitet

Nga Tirana në Kukës, 'furtunë' në radhët e Policisë!

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.

F.I
Nga Tirana në Kukës, 'furtunë' në radhët e
Oliger Torba

TIRANË-Me firmën e kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë ndryshuar nëndrejtorët e drejtorive vendore. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier.

Nga Tirana në Kukës, 'furtunë' në radhët e
Oliger Torba

Ndryshime janë regjistruar edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës. Në vend të tij është emëruar Alfred Cenaj. Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.

Poll

MOS HUMB