Aktualitet

Nis numërimi mbrapsht/ Gara për karrigen e Dumanit, Elvin Gjokaj kandidon për postin e drejtuesit

zh.ll

Nis numërimi mbrapsht/ Gara për karrigen e Dumanit, Elvin Gjokaj

TIRANË- Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin e dosjese së kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Elvin Gjokaj ka dorëzuar kërkesën për të garuar si kryeprokuror në SPAK. Numërimi mbrapsht ka nisur, ndërsa deri më tani, i pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.

Pritet ta shprehin interesin edhe Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi. Këto 2 të fundit, bashkë me dy emrat tashmë të zyrtarizuar në garë, janë 4 prokurorët kandidatë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.

Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB