Aktualitet

Një ditë pas arrestimit, avokati Gjokutaj takon Metën në qeli, "porosia" e ish-presidentit

Sipas tij, Meta u kërkon mediave të jenë transparentë gjatë procesit të gjykimit të tij.

I.F
Një ditë pas arrestimit, avokati Gjokutaj takon Metën në
Avokati Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka vizituar ish-presidentin Ilir Meta në ambientet e paraburgimit ku ai ndodhet prej mesditës së djeshme në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Gjokutaj tha se drejtësia nuk ka prova për ndalimin e Metës. Më tej, Gjokutaj tha për mediat se meta ka edhe një mesazhë për ta, atë të transparencës. Sipas tij, Meta u kërkon mediave të jenë transparentë gjatë procesit të gjykimit të tij.

Një ditë pas arrestimit, avokati Gjokutaj takon Metën në
Avokati Genc Gjokutaj

“Zero prova. Shkaku i izolimit të Zotit Meta është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet e korrupsionit galopant të kësaj qeveria që është sot në pushtet”, tha Gjokutaj. Zoti Meta për mediat ka një porosi. Ju inkurajon që të pasqyroni me transparencë të gjithë këtë proces, edhe tejet atyre që SPAK-u thotë sepse qëllimi për të cilin zoti Meta është izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë diametralisht të kundërta”, tha Gjokutaj.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB