Aktualitet

Drejtonte makinën nën ndikimin e drogës dhe shtyu efektivin e policisë, arrestohet 26-vejçari në Tiranë

Ai është shoqëruar më pas në komisariat, ku gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

I.F
Drejtonte makinën nën ndikimin e drogës dhe shtyu efektivin e
Foto ilustruese

TIRANË- 26-vjeçari Skerdi Lozi është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ofenduar dhe shtyrë një efektivë. Ndaj të riut është vendosur edhe vendosur edhe një gjobë prej 38 mijë lekësh të reja dhe i janë zbritur 12 pikë nga patenta.

Sipas policisë, 26-vjeçari nuk respektoi urdhrin e punonjësit e policisë rrugore për të ndaluar dhe ka vijuar me lëvizjen. Efektivi ka fotografruar automjetin e tij, por kjo ka acaruar Lozin, i cili ka dalë nga makina dhe filloi të ofendonte dhe shtynte oficerin e policisë. Ai është shoqëruar më pas në komisariat, ku gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike.


“Në Tiranë, më datë 21.10.2024, rreth orës 16:50, u arrestua në flagrancë shtetasi Skerdi Lozi, i datëlindjes 06.12.1998, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “4 Dëshmorët”, banesë nr.1/1, i pa dënuar më parë. Arrestimi u krye për veprat penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (nen ndikimin e lëndëve narkotike) dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 236 të Kodit Penal”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB