
SHKODËR- Masakra e Dobraçit duket se është paralajmëruar disa javë më parë! Në pamjet e mëposhtme duket qartë momenti kur Arlind Bushati, një nga të plagosurit e masakrës së sotme është kërcënuar me armë zjarri nga dy persona. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar dhe as identifikuar nga Policia e Shtetit, por raportohet se është një anëtar i familjes "Bajri". Kërcënimi i Bushatit ka ndodhur në 11 tetor të këtij viti, pra vetëm disa javë më parë.
2 personat që e kërcënuan, të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij. Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk ka shtënë. Megjithatë situata ka shkaktuar panik në lokal. Siç duket edhe nga pamjet të gjithë të pranishmit në lokal çohen me vrap, pasi mendojnë se para tyre do të ndodhte një atentat.
Mirëpo, atentati i vërtetë u bë sot. Paraprakisht dyshohet se shënjestra ka qenë Hamza Lici, por sërish nuk ka një version zyrtar./ZËRI