Aktualitet

Masakra në Dobraç/ Djali i ish-kandidatit demokrat për kryebashkiak ka marrë plumb në kokë

Në vend ndërruan jetë Hamza Lici dhe  Flutura Basha, një kalimtare e pafajshme dhe pa asnjë lidhje me bandat.

k.m.
Masakra në Dobraç/ Djali i ish-kandidatit demokrat për
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Dy persona të vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë për jetën e tyre në spital, ky është bilanci deri më tani i masakrës së ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës. Në vend ndërruan jetë Hamza Lici dhe  Flutura Basha, një kalimtare e pafajshme dhe pa asnjë lidhje me bandat. Në gjendje të rëndë është bashkëshorti i viktimës, Bashkim Basha dhe djali i Xhelal Bushatit, Arlind Bushati. Ky i fundit ndodhej në makinë me Licin dhe ka marrë një plumb në kokë.

Ky i fundit po përgatitet për t'u sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku do të marrë një mjekim më të specializuar. Pritet që t'i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr gëzhojën që i ka mbetur në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB