
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur një mjek si mandatarin e formimit të qeverisë së re. Gjuro Macut, i cili është mjek endokrinolog do të shërbejë si kryeministër pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviç, pas protestave të mëdha që ndodhën pas tragjedisë stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
Gjatë prezantimit të kryeministrit të ri, Vuçiç u shpreh se Macut ka cilësitë e nevojshme profesionale dhe personale, si dhe ekspertizën dhe përkushtimin e duhur për pozicionin e ri.
“Ai më siguroi se mund të bëjë një shumicë për zgjedhjen e një qeverie të re”, ishin fjalët e Vuçiç. Ky i fundit njoftoi se qeveria e re do të zgjidhet më 18 prill, në të premten e madhe, para Pashkëve.
Sipas Vuçiç, Macut do të ketë detyrë të vështirë përpara që vendi të përballojë të gjitha presionet në politikën rajonale, çështjen e taksave me SHBA-në, përshpejtimin në rrugën evropiane, e të ruajë njëkohësisht miqtë tradicionalë në lindje.
“Serbia ka nevojë për paqe më shumë se kurrë”, shtoi më tej ai.
Presidenti serb ka zhvilluar më herët konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, konsultime të cilat u bojkotuan nga opozita e cila kërkonte krijimin enjë qeveria të përkohshme. Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, Vuçiç njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të muajit majit./ZËRI